Sport

Zbulohet çfarë i tha Chiellini Rrahmanit te rasti i penalltisë

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen që Napoli fitoi ndaj Juventusit në shtëpi me rezultatin 1-0.

Përveç se ishte një shtyllë në mbrojtje, Rrahmani fitoi edhe penalltinë te goli i vetëm i ndeshjes. Kosovari u godit në fytyrë nga Kielini dhe pas konsultimit në VAR, arbitri Doveri e akordoi 11-metërsh për Napolin, i cili u shndërrua në gol nga Lorenco Insinje.

Mbrojtësi i Juventusit nuk ishte aspak dakord me penalltinë, teksa mediat italiane kanë zbuluar edhe fjalët e italianit ndaj Rrahmanit, gjatë kohës kur ky i fundit oshte shtrirë. “Eja Rrahmani ngrihu. Mos bëj këtu rolin e budallait!”, mësohet t’i ketë thënë Kielini, ndërkohë që nga lojtari i Napolit nuk kishte reagim.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!