
Temperament i zjarrtë dhe nivel teknik mbi mesataren, Edgar Davids ishte një lojtar i jashtëzakonshëm qe arriti të linte gjurmë në futbollin Europian.
hte mbresëlënës ka qenë edhe pamja e tij, pasi mesfushori mbante syze në fushë.
Në 1999-ën, futbolli ka kaluar në plan të dytë për Davids për shkak të një problemi në nervin optik. Holanda, Juventus dhe tifozët e futbollit kanë qenë të gjithë të shqetësuar.
Për shkak se doktorët e diagnostikuan herët problemin, Davids mori një trajtim të shkëlqyer. Shikimi i tij u stabilizua, por sytë e tij mbetën të dobët. Për t’u kthyer në fushë, kishte vetëm një zgjidhje: ai duhej të mbante syze.
Në këtë mënyrë, Davids arriti të kthente një sfidë në një aksesor mode.
Ishte një nga simbolet e Juventus, por më pas diçka ndryshoi. Lojtari pati një debat me trajnerin Marcelo Lipin dhe u detyrua të transferohej te Barcelona, ku i dha një ekuilibër skuadrës dhe nuk humbi asnjë nga 18 ndeshjet në të cilat luajti.
Përveç karrierës së shkëlqyer, Edgar Davids ka lënë shenjë me syzet e tij dhe konsiderohet akoma sot si një futbollistët më fashion që janë parë në historinë e futbollit.