Sport

Zbulohet arsyeja e mungesës së Valon Berishës, Zenelit dhe Zhegroves ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës luan sfidën e fundit të këtij muaji ndaj Greqisë, shkruan Insporti.

Skuadra është nisur sot për në kryqytetin e shtetit helen, ku të mërkuren do të luajë takimin e fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

Arsyeja e këtyre mungesave është se lojtarët kanë thënë se kanë probleme shëndetësore.

Lojtarët kanë bërë dje stërvitje, ndërsa sot FFK u deklarua se pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

Postime të ngjajshme
Sport

A do të luaj Myrto Uzuni sonte kundër Barcelonës?

Sport

Dallku dhe Tamniku në procedurë displinore

Sport

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion

Sport

Liga e Kampionëve: Edicioni i ri fillon sonte me disa super ndeshje