Sport

Zbulohen pagat e lojtarëve të Liverpool, Shaqiri më i paguar se Arnoldi e Robertsoni

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri është lojtari me pagën më të madhe se sa lojtarët të cilët qëndrojnë palëkundur në 11-shen e Jurgen Klopp.

‘Majtaku’ kosovar, merr pagë më të madhe vjetore,se sa lojtarët si Robertson, Arnold e Gini Wijnaldum, të cilët vazhdimisht janë startues për skuadrën e parë të “the Reds”, shkruan Reporteri.net.

Shaqiri – i cili i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për të kuqtë deri tani këtë sezon kryesisht si pasojë e lëndimeve – paguhet 80 mijë euro në javë, apo 4.16 milionë funte në vit dhe është i 14-të në listën e më të paguarve në skuadër.

Duke lënë kështu prapa, Gini Wijnaldum që paguhet 3.9 milionë funte në vit, Andry Robertson 2.6 milionë funte në vit dhe Tret Alexander-Arnold 2.08 milionë funte në vit.

Nërsa si lojtari më i pagur tek skuadra e Liverpoolit është Mo Salah me rrogë vjetore prej 10.4 milionë funte.

Më poshtë mund t’i shikoni pagat vjetore të futbollistëve të Liverpoolit.

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv