Sport

Zbulohen fjalët e trajnerit të Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Në këtë pikë duhet të sulmojmë

Polonia ka arritur që të fitojë ndaj Shqipërisë në shifrat 1-0 në “Air Albania”. Së fundmi janë zbuluar edhe fjalët e trajnerit të Polonisë, Sousa, para takimit me kuqezinjtë.

Nëpërmjet një video tregohet skema e tij për mënyrën sesi i kërkonte lojtarëve që të silleshin në fushën e lojës, teksa kërkonte presionin te mbrojtësit tanë.

“Do të ketë shumë ndërhyrje, ndeshja kërkon shumë intensitet, përqendrim, mesfushorët tanë duhet të kontrollojnë mesfushorët e tyre, veçanërisht në thellësi, lëvizjet e tyre në zonë. Të kemi komunikim të mirë dhe bashkëveprues me njëri-tjetrin. Të kemi komunikim të mirë, bashkëveprues me njëri-tjetrin. Të kontrollojmë lëvizjet nga pas shpine, duhet t’i ndjekim.

Mos lejoni lojtarët kyç të tyre të luajnë me top që do të thotë, të mesit (Kumbulla) dhe dy qendrat anësore të mbrojtjes të luajnë me topin (Ismaili-Veseli), janë ato që mbajnë për sipër shumë gjëra. Kemi shansin këtu në zonë që të hedhim topin tek zona e tyre, t’i nxjerrim sulmuesit tonë në situatë dy kundër dy. Intensitet djema, hidheni topin në zonën e tyre. Mos harroni, jemi më të forta se ata djemtë”, tha Sousa.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit