Sport

Zbulohen dy blerjet galaktike që ka kërkuar Messi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Barcelona ka bërë disa lëvizje të rëndësishme në merkato, duke marrë Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Junior Firpo, por ndeshjet e para të sezonit kanë treguar se mbrojtja është pika e dobët e katalanasve.

Kështu, sipas Don Balon, numri 10 i Barçës duket se i ka kërkuar klubit që të marrë Trent Alexander-Arnold dhe Joshua Kimmich, dy prej më të mirëve në pozicionet e tyre.

Gjithmonë sipas portalit spanjoll, gjermani është i preferuari i argjentinasit, sepse ai mund të luajë edhe si mesfushor dhe është më i aftë teknikisht, gjë që e bën atë më të ngjashëm me Dani Alves. Anglezi, nga ana tjetër, ka fuqi, shpejtësi dhe mund të mbulojë të dy fazat e lojës.

Problemi për Barcelona-n është se Bayern Munich dhe Liverpool do të kërkonin shifra marramendëse për t’i lënë të lirë. Në fakt, të dy janë elemente kyçë për skuadrat respektive.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv