Lajme

Zbulohen disa nga arsyet e revoltës së Haki Abazit ndaj Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Dhe në lidhje me këtë ka thënë se ka disa arsye.

“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka disa faktorë që më ka shtyrë të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim për mospjesëmarrjen sot”, ka shkruar Abazi.
Për këtë frustrim të Haki Abazit analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre.

Imer Mushkolaj thotë se nuk e merr seriozisht Haki Abazin edhe për shkak të së kaluarës kur sulmonte Vetëvendosjen e që më pas u bë pjesë e saj.

“Haki Abazi kur nuk ishte pjesë e LVV-së, akuzonte njerëzit e LVV-së për vrasje. Frustrimi i Abazit mund të lidhet me çështjet që ai dëshiron t’i çoj para e nuk po mundet t’i shtyjë. Statusi i tij nuk po flet shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Visar Ymeri thotë me kalimin e viteve Haki Abazi është degraduar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në mandatin e parë zoti Abazi kishte një pozitë të rëndësishme në qeveri, derisa në mandatin e dytë mezi arriti të bëhet deputet. Në këtë drejtim mendoj se ka qenë një degradim në pozitë që i është bërë zotit Abazi nga LVV dhe lidershpi i saj. Mendoj se kjo mund të jetë një prej pakënaqësive që mund ta ketë personale zoti Abazi. Por mund të kenë edhe mospajtime politike që lidhen me energjinë, apo projekte tjera që Abazi sa ka qenë pjesë e Rocfeller Brothers i ka sjellë në Kosovë këto projekte”.
Ylli Hoxha thotë se Haki Abazi me Vetëvendosjen kanë mospajtime në lidhje me energjinë.

“Mendoj se Abazi ka qenë i prerë në kërkesat për dekarbonizim të energjisë”.

Ndërkohë që në bazë të burimeve të RTV Dukagjinit, pakënaqësitë e Abazit me LVV-në lidhen me disa injorime që po i bëhen atij.

“Injorimi që po i bëhet në vazhdimësi Haki Abazit si kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Shembull, është një vizitë e planifikuar në Finlandë për dialogun dhe punët e Jashtme dhe Haki Abazi në mesin e deputetëve tjerë nuk është fare i ftuar. Haki Abazi ka pakënaqësi edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila nuk komunikon fare me Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës”, kanë thënë këto burime që i ka lexuar moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *