Sport

Zbulohen detajet nga marrëveshja e transferimit të Salihut nga Besa te Porto

Futbollisti nga Kosova, Gentrit Salihu, nënshkroi sot me gjigantin portugez, Porto, shkruan Zeri.info.

Lajmi u bë i ditur nga klubi i Portos, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

FC Porto vetëm e prezantoi mesfushorin si përforcim të ri, duke mos zbuluar detaje nga marrëveshja.

Mirëpo detajet i ka zbuluar Lorik Aliu nga ALF Sports, i cili ka ndërmjetësuar transferimin e 18-vjeçarit nga Besa e Pejës te Porto.

Aliu ka bërë të ditur se Gentrit Salihu është huazuar te Porto për një sezon, me klubin portugez që ka të drejtën e blerjes. Ish-mesfushori i Besës fillimisht do t’i bashkohet skuadrës U19.

Me Porton U19, Gentrit Salihu do të ketë mundësinë që të aktivizohet edhe në Ligën e Kampionëve e të rinjëve, ku skuadra portugeze në grup ka Liverpoolin, Atletico Madridin dhe Milanin.

https://www.facebook.com/lorik.aliuuu/posts/10216392468159095

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti