Sport

Zbulohen arsyjet pse Aro Muriç nuk ka luajtur që 32 ndeshje

Aro Muriç ka luajtur në vetëm pesë ndeshje për Nottingham Forestin pas huazimit nga Manchester City.

Vetëm 12 muaj më parë, portieri i Kosovës ishte pjesë e skuadrës së Manchester Cityt që e fitoi Kupën Karabao në ‘Wembley’, duke luajtur rol krucial, shkruan ‘Manchester Evening News’, Zëri.info.

Tani, ‘gardiani’ shqiptar nuk ka luajtur në 32 ndeshje kampionale në Nottingham në Ligën e Dytë angleze.

Muriç kishte luajtur rol të madh për skuadrën e Pep Guardiolas në ndeshjet e Kupës edicionin e kaluar pas lëndimit të Claudio Bravos.

Në çerekfinalen ndaj Leicester Cityt, ai ishte njeriu kryesor i Manchester Cityt duke pritur penallti vendimtare.

Në verën e vitit të kaluar, Nottingham Foresti fitoi garën për transferimin e tij në huazim, por që ai nuk u bë zgjedhja e parë për portën e trajnerit Sabri Lamouchit.

“Lamouchi e kishte bërë të qartë në fillim të edicionit se Muriç do të jetë portieri i parë”, ka thënë korrospodentja e Nottingham Post, Sarah Clapson.

“Por, ishte befasi kur u transferua Brice Samba. Trajneri Sabri kishte thënë se Samba ishte për të ardhmen dhe Muriç për të tashmën”, tregon më tej ajo.

Megjithatë, pas disa gabimeve të mëdha, Muriç u la në bankën rezervë.

“Trajneri mendoi se përvoja e Sambas do ta bënte përvojën. Ishte një pikë kthese për Nottinghamin ani pse nuk ishte vendim i lehtë, por që doli i qëlluar”, shtoi Sarah.

Postime të ngjajshme
Sport

Challandes shkon edhe më larg: Zvicerani tregon se kur mund të zhvillohet ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore

Sport

Kthim në kohë, viti 1984: Këta ishin yjet e miqësores Kosova e Vushtrrisë - Prishtina

Sport

UEFA tregon se a do të ketë ndryshim të formatit në Ligën e Kampionëve

Sport

Lorik Cana zbulon talentin më të madh shqiptar me të cilin ka luajtur