.
Lajme

Zbardhen detaje të reja për nxënësin nga Vitia që u gjet i vdekur në serrë

I mituri që u gjet i vdekur mbrëmë në një serrë në afërsi të shtëpisë së tij në Viti ka qenë nxënës i shkollës “Dëshmoret e Vitisë”, paralelja në Drobesh, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, teksa ka ngushëlluar familjen për vdekjen e të riut.

Sot Policia e Kosovës kishte njoftuar se një i mitur është gjetur pa shenja jete në një serrë afër shtëpisë së tij në Viti.
“Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Postimi i saj i plotë i drejtoresha e Arsimit në Vit:

Telegram Ngushëllimi! E nderuara familje Dinarica, nxënës e mësimdhënës të ShFMU “Dëshmoret e Vitisë” paralelja në Drobesh. Sot, me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj dhe nxënësit tonë, Arif Dinarica. Në emër të Drejtorisë së Arsimit dhe Personelit Arsimor në Komunën e Vitisë, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.Ne të gjithë po ndajmë dhimbje me ju në këto momente të vështira dhe pikëllimi./gazetametro.net

https://www.facebook.com/fatbardha.emini/posts/10226114643069149

Related posts
Lajme

Tërheqja e 30% nga Trusti? – ky është vendimi i fundit

Lajme

Kurti sërish kandidat për kryetar të VV-së

Lajme

Rama: Kuvendi le të shkojë në zgjedhje – s’tërhiqem nga projekti “arkitekti i kryeqytetit”

LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë