Lajme

Zafir Berisha reagon ashpër ndaj LVV’së

Deputeti i NISMA’s Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të 14 nëntorit vazhdimisht ka përmendur ‘’çlirimin e Kosovës’’, duke ia atribuar këtë si meritë partisë anipse nuk kuptohet për çfarë çlirimi kanë fjalën, shkruan Gazeta Metro.

Berisha, ka shpërthyer në kritika ndaj LVV’së, duke e quajtur kryeministrin Kurti ‘’skizofren’’ dhe partinë e tij ‘’sekt trushpërlar.’’

‘’ A e din dikushe me tregu se cili eshte “okupatori” ne Kosove, pasi qe skizofreni Albin Kurti dhe sekti i tij trushperlar u dashka me “çliruar”, e qe sipas logjikes se tyre te smure, nuk qenka çliruar Kosova nga UÇK-se dhe Nato në qershorin e 1999’’, shkroi Berisha,
Ai pyeti se nga kush qenka çliruar Kosova, dhe se atyre iu ka ndaluar ora në vitin 1999.

Reagimi i plotë:

A e din dikushe me tregu se cili eshte “okupatori” ne Kosove, pasi qe skizofreni Albin Kurti dhe sekti i tij trushperlar u dashka me “çliruar”, e qe sipas logjikes se tyre te smure, nuk qenka çliruar Kosova nga UÇK-se dhe Nato në qershorin e 1999!

Albinit se bashku me kete kope delesh qe po e ndjekin, ju ka ndalur ora ne vitin 1999 dhe pallavrat po i perdorin si ushqim ngushellues per disfaten qe i dhe qytetari ne zgjedhjet e fundit.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *