Lajme

Zaev tregon se çfarë i tha një i mbijetuar i aksidentit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tani ndodhet në Bullgari për të takuar të mbijetuarit nga aksidenti i rëndë rrugor në autosdradën Struma në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona, ndërsa raportohet se viktimat janë shqiptarë të moshës së re.

Në intervistë për median bullgare ‘ON AIR’, ai është shprehur se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat i shtruar në sptialin ‘Pirogov’.

“Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshave të reja nga 25-30 vjeç, ka dhe fëmijë.Tragjedia është e madhe” është shprehur kryeministri maqedonas.
Ai shtoi se në këtë fazë nga autoritet maqedonase nuk pritet të ketë hetim paralel, duke u shprehur:

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të ndihmojmë të lënduarit’’.

Related posts
Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *