Sport

Zabërgja paralajmëron Trepçën ’89, por është septik për këtë arsyeje

Klubi Futbollistik “Arbëria” do të udhëtojë drejt Mitrovicës për t’u përballur me skuadrën e Trepçës ’89 në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Ky ballafaqim do te zhvillohet ditën e hënë (15 shkurt 2021) në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës me fillim nga ora 13:00.

Mesfushori i skuadrës së Arbërisë, Dior Zabërgja, ka folur për Gazetën “Sheshi”.

Sipas Zabërgjës, në ndeshjen kundër Trepçës ’89 do të futen për pikët e plota edhe pse është skeptik për arsyeje të kushteve atmosferike.

“Sigurisht si në çdo ndeshje në këtë ndeshje presim të kemi paraqitje sa më të mire dhe t’i marrim pikët e plota. Edhe pse kushtet se di sa do të na lejojnë, por shpresoj që të kemi paraqitje të mire dhe t’i marrim 3 pikë”, tha Zabërgja.

 

Mesfushori vushtrrias gjithashtu ka treguar objektivin e klubit nga Dobraja.

“Objektivi i klubit ka qenë që të kemi paraqite sa më të mira dhe të jemi në tabelë sa më lartë që është e mundur dhe në Kupën e Kosovës të shkojmë sa më larg, meqenëse tashmë jemi eliminuar, objektivi ynë është që të jemi sa më lartë në klasifikim”, shtoi më tej Zabërgja.

 

Për fund, futbollisti 25-vjeçar ka një premtim për tifozët të cilët po e përkrahin vazhdimisht skuadrën e Arbërisë.

“Tifozëve ju premtoj paraqitje sa më të mirë të mundshme, angazhim në cdo ndeshje që ta ndihmoj ekipin t’i arrijë objektivat dhe besoj që rezultatet nuk do të mungojnë”, përfundoi Dior Zabërgja.

Arbëria zë vendin e gjashtë me 21 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Trepça ’89 e cila pozicionohet një vend më poshtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro

Sport

SUPERLIGA: Mbyllen me këto rezultate takimet, Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria

Sport

SUPERLIGA LIVE: Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria, mbyllen pjesët e para

Sport

Superliga Live: Feronikeli – Drenica, Besa – Arbëria