Sport

Young Boys 2:1 Basel, Kasami lojtari më i mirë i skuadrës, “dëshpëron” Zhegrova

Ka përfunduar derbi zviceran mes Young Boys dhe Baselit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit zviceran, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit nga kryeqyteti i Zvicrës kanë shënuar fitore me përmbysje ndaj Baselit me rezultat 2:1.

Në radhët e Baselit ishin në fushë edhe dy futbollistët shqiptar, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

Zhegrova i Përfaqësueses së Kosovës luajti për 66 minuta në fushë pasi që u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij, Chiappetta.

Kurse, Kasami luajti për 90 minuta në këtë humbje të skuadrës së Baselit.

Ky i fundit ishte lojtari më i mirë në ndeshje për Baselin pasi u vlerësua me notën maksimale 7.5.

Ndërsa, Edon Zhegrova mori notën 6.8 në këtë humbje të Baselit.

Me këtë fitore, Young Boys është në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Baseli i Zhegrovës ndodhet në vendin e gjashtë me vetëm shtatë pikë. /

Postime të ngjajshme
Sport

75 minuta në ndeshjen Prishtina – Feronikeli, ky është rezultati në “Fadil Vokrri”

Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental

Sport

Penallti në “Fadil Vokrri”, ja çfarë ka ndodhur!