Sport

Ymeri i Drenicës tregon për ndeshjen më të mirë dhe më të dobët

Arion Ymeri është një ndër portierët më të mirë në vendin tonë.

Portieri i Drenicës ka kaluar një vit mjaft të mirë në aspektin personal, ku me pritjet e tij ndihmoi klubin që të arrijë objektivat e vendosura.

Ymeri potencon se ndeshja e tij më e mirë e vitit 2020 ishte ajo ndaj Llapit në edicionin e kaluar, ku kishin fituar 0:2 në “Zahir Pajaziti”.

“Sa i përket ndeshjes më të mirë në vitin 2020, do ta veçoja atë kundër Llapit në Podujevë nga sezoni i kaluar – ku pata një paraqitje fantastike, mund të them se kisha bërë shum pritje dhe kishin vlerë shumë të madhe pasi arritëm fitore me rezultatin 0-2 dhe që pikët ishin gjithçka për neve në atë moment”, tha fillimisht Arion Ymeri për ‘GazetaBlic Sport’

Ndërsa, Ymeri thotë se paraqitja e tij më e dobët në këtë vit është ajo ndaj Ballkanit në udhëtim ku kanë humbur me rezultatin 5:0.

“Ndeshjën më të dobët do të thoja këtë sezon kundër Ballkanit që humbëm 5-0 në Suhareke – nuk shkonte asgjë në atë ndeshje dhe lojtarët e Ballkanit ishin fantastik me që tashmë i dimë të gjithë cilësitë e tyre dhe duhet t’i përgëzojmë, sepse janë në një nivel shumë të lartë”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës