Sport

Ylli shqiptar: Lorik Cana është idhulli im

Me përfundimin e Serie A për këtë vit kalendarik, futbollistët kanë marrë kohën e nevojshme për të shijuar festat e fundvitit.Në këtë periudhë pushimesh shumë lojtarë kanë zgjedhur të shpenzojnë më tepër kohë në rrjetet e tyre sociale. Këtu nuk bën përjashtim as një nga thesaret më të çmuara shqiptare, Marash Kumbulla.

Ky i fundit ka vendosur të ftojë ndjekësit e tij t’i adresojnë pyetje, për të shuar kureshtjet e tyre. Mirëpo i pyetur se cili është idhulli i tij shqiptar, mbrojtësi kuqezi jep një përgjigje që ndoshta mund të zhgënjejë tifozët verdhekuq.

Kumbulla shkruan se modeli i tij shqiptar është pikërisht kapiteni legjendar i Kombëtares sonë, Lorik Cana, i cili në vitet e fundit ka karrierës ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve të përjetshëm të Romës, atë të Lazios.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja kush pritet të emërohet ndihmës i Bernard Challandes te Kosova

Sport

Prishtina rikthehet në kryeqytet me një dhuratë të veçantë nga Barcelona

Sport

Erdin Hashani: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kupën e Kosovës

Sport

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit