Sport

Ylli shqiptar e konfirmon se do të luajë në ‘vëllazëroren’ Shqipëri – Kosovë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futboll, Klaus Gjasula ka folur për Hamburgun dhe ndeshjet e muajit nëntor të Shqipërisë.

Gjasula ka qenë mbrëmë (e diele) në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, ku ndër të tjerash tha se Kombëtaren shqiptare e pret një e ardhme shumë e mirë.

“Po, do të vij në Tiranë ditën e martë dhe ndoshta nuk do jem gati për miqësoren me Kosovën, por do të jem në dispozicion të trajnerit për sfidat ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë. Këtu ka një rregull, që kur kthehesh nga një vend tjetër, duhet të futesh dy javë në karantinë, por unë kam rënë dakord me drejtuesit e klubit që të vij edhe me këtë kusht, pasi Kombëtarja ka dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe e mora parasysh që do humb një apo dy ndeshje me Hamburgun”, ka thënë Gjasula.

Futbollisti i Hamburgut që aktualisht ndodhet në Bundesliga 2, është shprehur se ai me skuadrën e tij synim kryesor kanë ngjitjen në Bundesliga.

“E kemi nisur shumë mirë kampionatin dhe jemi në vendin e parë, pra pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligë. Skuadra është e kompletuar dhe jemi në rrugën e duhur”, potencoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të

Sport

Drenica – Ballkani: Realizohet goli i parë