
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, duket se është duke u rikuperuar në kohë rekord dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të jetë shumë shpjet, transmeton Gazeta Metro.
Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova në rrjetin social “Instagram” ka paralajmëruar një rikthim në fushë me anë të një fotoje.
Rikthimi i Zenelit në fushën e gjelbër do të thoshte shumë për Reims, por jo aq sa për kombëtaren kosovare të futbollit.
“Dardanët” synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga play-off i Ligës së Kombeve, ku në mars takohen me Maqedoninë e Veriut.
Zeneli pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje.