Sport

Ylli i Trepçës 89 pritet të luajë nesër në miqësoren Aarau – Basel

Talenti kosovar i Trepçës 89′, Milot Avdyli ka udhëtuar në Zvicër para dy ditësh, ku është bashkuar me klubin e madh, FC Aarau.

 

Avdyli i cili ka shkëlqyer në edicionin e fundit me klubin e Shpëtim Idrizit, ka shkuar në prova në klubin e Ligës së Parë të Zvicrës.

 

Mediumi i GazetaBlic Sport, ka raportuar se Milot Avdyli nesër pritet të paraqitet në miqësoren mes Aarau dhe Basel.

 

Ndeshjes mes Aarau dhe Basel do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00, ndërsa Avdyli do të luajë të paktën 30 mintua në këtë duel, si rezultat i provave tek klubi i madh zviceran.

 

Avdyli ka dy ditë që është bashkuar me Aarau, ndërsa testimi i tij pritet të bëhet për rreth një javë.

 

Në rast se klubi i Aarau e pëlqen lojtarin kosovar, atëherë do të fillojnë bisedat mes Trepçës 89′ dhe Aarau për kompletimin e transferimit të talentit.

 

Milot Avdyli është pritur mjaft mirë nga shqiptarët e Aarau, Donat Rrudhani e Liridon Balaj – të cilët po e ndihmojnë të ambientohen të riun kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Akhmat Grozny – Arbëria, ky është rezultati

Sport

Çmendet Partizani: Kërkon dy yjet e Prishtinës dhe Ferhan Hasanin

Sport

KF Arbëria luan ndeshje miqësore me skuadrën ruse, futbollisti kosovar startues

Sport

Drenica transferon një futbollist nga skuadra portugeze