Sport

Ylli i Superligës, tërheq vëmendjen e disa klubeve belge, zvicerane dhe turke

Almir Kryeziu është futbollisti që po shkëlqen këtë edicion me Arbërinë e Dobrajës në elitën e futbollit kosovar.

Futbollisti nga Xërxa ishte ndër më të mirët te skuadra lipjanase në stinorin vjeshtor, shkruan “Zeri.info”.

22-vjeçari u paraqit në 17 ndeshje në të gjitha garat për Arbërinë deri më tani këtë edicion, derisa ka arritur të shënojë një gol dhe të dhurojë katër asistime.

Paraqitjet e mira në Superligë bën që ai të ftohet edhe nga Përfaqësuesja U21 e Kosovës, e cila drejtohet nga Rafet Prekazi, ku ai arriti edhe të debutojë.

Madje, “FootMercato” raporton se për Kryeziun interesim kanë shprehur edhe disa klube në Belgjikë, Zvicër dhe Turqi.

Sipas këtij mediumi, shumë skoutë do ta vëzhgojnë nga afër Kryeziun në një miqësore kundër Akhmat Groznyt më 19 janar, në kuadër të fazës përgatitore të skuadrës lipjanase në Turqi.

Ndryshe, “Zeri.info” nga burime të sigurta merr vesh se për të ardhmen e lojtarit dhe menaxhimin e tij, po merren presidenti i Arbërisë, Jahir Krasniqi dhe trajneri dhe analisti i futbollit, Ardian Llumnica. /

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi

Sport

Tashmë është zyrtare, Partizani konfirmon Ferhan Hasanin si transferim

Sport

Ish-lojtari i Prishtinës transferohet në Tunizi