Sport

Ylli i suharekasve rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen ndaj ‘Niklit’

Blend Baftiu është rikthyer në stërvitje te FC Ballkani. Ylli i skuadrës nga Suhareka është paraqitur në seancën stërvitore të ‘portokallinjëve’ në fillim të javës, pasi që ekipi i Bledi Shkëmbit nisi përgatitjet për duelin ndaj Feronikelit, shkruan Gazetasheshi.com.

Baftiu kishte munguar për dy javë dhe njëherit humbi dy ndeshjet e Ballkanit, ndaj Prishtinës dhe Besës.

Trajneri i skuadrës, Bledi Shkëmbi mohoi informacionet se ka krisje të raporteve ndërmjet tij dhe Baftiut, ndërkohë që tha se është i sëmurë dhe kur të kthehet do jetë pjesë e ekipit.

Tashmë 23 vjeçari do të jetë i gatshëm për Ballkanin dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e ekipit për duelin ndaj Feronikelit në fundjavë.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës