Sport

Ylli i Premierligës: Fëmijët e mi s’i lejojë të shikojnë ndeshje futbolli në stadium

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Portieri boshnjak Asmir Begovic është lodhur duke dëgjuar ofendime dhe abuzime në tribunat e stadiumeve të Premierligës dhe si pasojë nuk do t’i dërgojë fëmijët e vet për të shikuar ndeshje.

Portieri i Bournemouth, Asmir Begovic, ka zbuluar se refuzon t’i dërgojë fëmijët në ndeshje futbolli për shkak të ofendimeve të tmerrshme që janë të zakonshme në ditët e ndeshjeve.

32-vjeçari e ka kaluar shumicën e dekadës së fundit në futbollin anglez me Stoke City, Chelsea dhe tani me Bournemouth.

Edhe pse bukën e gojës e fiton duke luajtur futboll, ai e pranon se është e vështirë ta shijosh futbollin si spektator.

“Në shumicën e ngjarjeve sportive, 50 mijë njerëz nuk e quajnë gjyqtarin ‘mut’”, tha Begovic për Athletic.

“Unë i shikoj të gjitha sportet e tjera, dhe dëgjoj shumë komente abuzive. Në futboll, mijëra persona mblidhen për ta quajtur dike me emra të ndryshëm”, shtoi ai.

“Atmosfera e futbollit është e turpshme, e ulët. Unë nuk i dërgoj fëmijët për të parë ndeshje. As vetë nuk shkoj, përveç nëse duhet ta shikoj ndonjë shok, por edhe në këtë rast nuk ulem me tifozët”, theksoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv