Sport

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë infektohet me koronavirus

Një goditje e rëndë ka ardhur për Shqipërinë, pasi mbrojtësi ‘kuqezi’ Marsh Kumbulla ka dal pozitiv në testet për koronavirus

Kumbulla është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Me vazhdimësinë në fushë, po fiton spaletat e liderit edhe në skuadrën kuqezi.

Trajneri Reja e donte me cdo kusht te Kombëtarja, të paktën për Kazakistanin dhe Bjellorusinë me 15 dhe 18 nëntor, dhe FSHF po bënte të pamundurën që ta sillte në Shqipëri.

Megjithatë tashmë që mbrojtësi ka rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit, e bën të pamundur praninë e tij te Kombëtarja kuqezi.

Postimi i Kumbullës:

Përshëndetje të gjithëve! Nga tamponi i fundit që bëra, kam rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit, por për fat jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, prandaj do doja të sensibilizoja për të gjithë, që të mbroheni dhe të mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Përshëndetje të gjithë tifozëve dhe të gjithë ata persona që po kalojnë një moment të vështirë. Do të shihemi së shpejti!

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Sport

75 minuta në ndeshjen Prishtina – Feronikeli, ky është rezultati në “Fadil Vokrri”

Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental