Sport

Ylli i Kombëtares godet keq kryeministrin Rama

Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, ka reaguar para zgjedhjeve që do të mbahen në këtë fundjavë.

Ai dhe shumë futbollistë ka kërkuar ndryshim, dukë bërë thirrje për të votuar partitë që nuk janë në pushtet.

Agolli i ka kujtuar edhe pasaportat diplomatike, që iu tërhoqën nga Edi Rama.

Postimi i tij në Instagram

Një duartrokitje të fundit për ata politikanë, që pas Euro 2016 e përdorën kombëtaren per interesa të ngushta personale politike. Më pas, kur më shumë nevojiteshin, i lanë tifozat jashtë stadiumeve. Pashaportat diplomatike të shërbimit ishin një dhuratë që nuk e kërkuam. Me heqjen e tyre u dëshmua se ishin thjesht një pjesë e një skenari të përkohshëm.

Por çfarë do të jetë e përhershme, është mirënjohja e shqiptarëve anë e mbanë për shërbimin që ne kryem ndaj atdheut, të cilën vazhdojnë të na e shprehin çdo ditë, pa asnjë lloj interesi. A mund të thoni ju të njejtën gjë për ndjekësit tuaj?

Një fjalë e urtë thotë, gjykimi vonon, por nuk harron.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s