Sport

Yjet shqiptarë të futbollit urojnë Zhegrovën për transferimin te Lille

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dje ka nënshkruar kontratë me kampionin e Francës, Lille, duke u cilësuar kështu si një hap tejet i madh në karrierën e tij, transmeton Demokracia.com.

Kjo lëvizje ka ndikuar edhe të yjet shqiptar të futbollit të cilët e kanë përgëzuar 22-vjeçarin me shpresë se ai do të arrijë edhe më shumë në karrierë.

I pari që e ka uruar ishte bashkëlojtari i tij te Baseli, Taulant Xhaka i cili e ka përgëzuar për lëvizjen e re.

Përveç tij talentin prishtinas e kanë uruar edhe Amir Rrahmani, Arbër Zeneli, Herolind Shala, Benjamin Kololli e Betim Fazliji.

Zhegrova do të ketë shansin që të shijojë edhe UEFA Champions Leaguen pasi Lille në shkurt do të përballet me Chelsean.

Related posts
Sport

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finale – kjo është koha dhe mënyra si mund ta ndiqni finalen

Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published.