Sport

Yjet nga Shqipëria, Italia, Turqia dhe Greqia zbarkojnë sonte në “Air Albania”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku, është kjo iniciativa e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbledhur sa më shumë të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të në Shqipëri.

Sot në stadiumin Air Albania do të përballen yjet e Shqipërisë, me yjet e Italisë, Turqisë dhe Greqisë, bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e këtyre 4 kombëtareve në të shkuarën.

Gjithçka do të startojë në orën 18:30, do të luhen dy gjysmëfinale nga 35 minuta secila dhe më pas finalja e madhe. Interesimi për ndeshjen e yjeve është i lartë edhe pse bileta në sektorët më të lirë të stadiumit kushton 500 lekë.

Pjesë e yjeve të Shqipërisë do të jenë emra të tillë si Igli Tare, Foto Strakosha, Besnik Hasi, Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, Alban Bushi etj. Te Italia spikasin dy kampionët e botës në vitin 2006 Gianluca Zambrotta e Simone Perrotta apo edhe Zaccardo e Chimenti, te Turqia mungon Hasan Sas, por do të jenë pjesë e kësaj sfide, Rustu Recber, Mehmet Aurelio e Hamit Altintop, ndërkohë që te Greqia diferencën pritet ta bëjnë Karagounis e Gekas. /indeksonline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv