Sport

Yjet e Prishtinës dhe Gjilanit stërviten së bashku në ditët e fundit të pushimit

Duke nisur qysh nga nesër, shumë skuadra elitare kosovare i rikthehen stërvitjeve për tu përgatitur sa më mirë për stinorin pranverorë, shkruan Gazeta Olle.

Shumë futbollistë të skuadrave tona kanë vendosur që këtë pushim ta kalojnë për tu argëtuar, për të takuar familjarët e për të udhëtuar jashtë vendit, teksa tani në ditët e fundit para grumbullimit me skuadrat e tyre ata të gjithë kanë filluar me stërvitje individuale nëpër palestra të mbyllura.

Dy prej futbollistëve që kanë filluar të kthejnë veten në formë janë edhe Gledi Mici i Prishtinës dhe Gerhard Progni i Gjilanit.

Të dy futbollistët kanë stërvitur dje së bashku me Erando Karabecin e Teutës, teksa videon e seancës stërvitore e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Kandidati për deputet nga AAK: Veç Ramushi i del hakesh Vuçiqit

Sport

Pioli i ‘kallë’ serbët, s’e ka idenë nga është klubi i Crvena Zvezdas

Sport

Llapi fiton takimin e parë në Antalya

Sport

Historike: Ky është futbollisti i parë që transferohet përmes monedhës virtuale Bitcoin