
Prej sot deri më 18 shkurt në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet Grand Slami i xhudos.
Kosova do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
Majlinda Kelmendi do të garojë sot në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Gjakova dhe Fazliu gjatë ditës së premte.
Derisa Majlinda e Akili, po synojnë të marrin sa më shumë pikë Olimpike për renditje më të mirë në top-10, Laura po synon të bëhet xhudistja e gjashtë me normë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.