Sport

Xhiroja e radhes sjellë derbin e madh mes Dritës dhe Gjilanit – këto janë përballjet tjera të javës së 6-të

Java e gjashtë në Superligë zhvillohet në fundjavë dhe do të sjellë ndeshje shumë interesante, ku do të luhet edhe derbi i Anamoravës, shkruan Sheshi.info

Ndeshja kryesore padyshim që është ajo në mes Dritës dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet ditën e diele nga ora 15:00, ku pritet të zhvendoset në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Xhiro e gjashtë do të nis me dy takime të shtunën e ku përballen Ulpiana – Dukagjini dhe Llapi – Drenica.

Ditën e dielë përveç ndeshjes Drita – Gjilani do të luhen edhe përballjet Malisheva – Ballkani dhe Feronikeli – Prishtina.

Superliga – Java VI

E shtunë (25 shtator)

Ulpiana – Dukagjini 16:00

Llapi – Drenica 16:00

E diel (26 shtator)

Drita – Gjilani 15:00

Malisheva – Ballkani 16:00

Feronikeli – Prishtina 16:00

Postime të ngjajshme
Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij

Sport

Sulmi dhe mbrojtja më e fortë në Superligë pas javës së 10-të

Sport

Batatina befason me deklaratën për Veliun