
Superliga e Kosovës në futboll nuk do të humbas kohë dhe kësisoj me ndeshjet e javës së 20-të vazhdon në fundjavë.
Tashmë Gazeta “Sheshi’ ka mësuar edhe orarin e plotë i cili pritet të zhvillohet në kuadër të kësaj xhiroje.
Ndeshje hapëse do zhvillohet të premten në qytetin e Ferizajt ku skuadra e Arbërisë do e pres Prishtinën.
Kurse, dy ndeshjet kryesore të kësaj xhiroje do zhvillohen ditën e diele ku Ballkani do t’i bëj konak Feronikelit dhe Llapi do e pres Gjilanin.
Më poshtë Gazeta “Sheshi” ua sjellë orarin e plotë:
E premte (19/02/2021)
Arbëria – Prishtina
E shtunë (20/02/2021)
Drita – Trepça ‘89
Drenica – Besa
E diel (21/02/2021)
Ballkani – Feronikeli
Llapi – Gjilani
Kujtojmë se të gjitha ndeshjet do te startojnë nga ora 13:00.