Sport

Xhiro e 25-të e Ligës së Parë: Këto janë rezultatet e takimeve

Xhiro e 25-të e Ligës së Parë ka sjellur rezultate të papritura në disa ndeshje.

Befasia më e madhe e kësaj jave ka qenë padyshim fitorja e Vushtrrisë ndaj Dukagjinit, duke e larguar njëherit këtë skuadër nga kreu i klasifikimit.

Këtë fitore e ka shfrytëzuar në maksimum Malisheva, e cila falë fitores ndaj Vushtrrisë tashmë kryeson renditjen tabelare në Grupin A.

Grupi A

A&N – Liria 2-1
Onix – Istogu 0-2
Vushtrria – Dukagjini 3-1
Drenasi – Malisheva 0-2
Trepça – Vëllaznimi 2-1

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Flamurtari në udhëtim te Ferizaj, derisa e ka shfrytëzuar në maksimum barazimin e Ulpianës në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit.

KEK-u në pozitën e fundit të renditjes tabelare e ka ‘çmontuar’ Vitinë, njësoj sikurse ka bërë edhe Dardana.

Grupi B

2 Korriku – Dardana 7-0
Ferizaj – Flamurtari 2-4
KEK-u – Vitia 6-0
Vllaznia P. – Ulpiana 1-1
Kika – Ramiz Sadiku 2-0

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien