Sport

Xhevdet Shabani me mesazh emocional pas largimit nga Drita

Pas një periudhe të gjatë në klubin e Dritës, të përcjellur me shumë suksese, i ka ardhur fundi aventurës së Xhevdet Shabanit.

Anësori i “Intelektualëve”, çastet më të mira të karrierës së tij i kaloi te Drita, duke arritur shumë suksese kolektive dhe individuale, shkruan Gazeta Olle.

“Rrapa” përmes një postimi emocional ka falenderuar të gjithë përkrahësit, duke theksuar se qyteti i Gjilanit do të jetë gjithmonë shtëpia e tij e dytë.

Postimi i Shabanit:

Pershendetje sportdashes

Pas nje periudhe te gjate te kaluar ne klubin e Drites, ka ardhur momenti qe te ndahemi pasi nuk kemi arritur marreveshje per bashkepunim te metutjeshem!

Dua t’i falemnderoj te gjithe ata qe na kane perkrahur gjate ketyre viteve, ne te cilat une kam kaluar momentet me te mira ne karriere, duke fituar tituj kolektiv e individual dhe duke i gezuar tifozet me te mire ne vend INTELEKTUALET!

DRITA dhe INTELEKTUALET do te kene gjithemone vend te veçante ne zemren time, qyteti juaj do te jete shtepia ime e dyte pergjithmone!

Dua ta falemnderoj klubin per korrektesine e treguar dhe gatishmerine e tyre per te na qendruar afer ne cdo situate. Falemnderit stafit mjekesor, ekonomet si dhe ne veqanti bashkelojtaret dhe tifozet me te mire Intelektualet!

Drites dhe bashkelojtareve i uroj suksese ne vazhdim, ndersa une se shpejti do te vendos per njeren nga ofertat qe kam marre!

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë