Lajme

Xhevdet Gojnovci njofton se nuk do të jetë më drejtor i Neonatologjisë

Xhevdet Gojnovci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se nga dita e sotme nuk do të jetë më Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, shkruan Express.

Gojnovci ka falënderuar të gjithë stafin e Klinikës së Neonatologjisë për rezultatet të cilat i kanë arritur së bashku.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë kësaj kohe më së shumti i ka munguar familjes së tij, dhe iu ka kërkuar falje njëkohësisht.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,

Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë!

Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.

Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.

Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.

Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!

Me respekt,

Dr Xhevdet Gojnovci

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet