Sport

Xherdan Shaqiri pozitiv me COVID-19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Pas konsultimit me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Zvicrës, transmeton lajmi.net.

Federata Zvicerane e Futbollit specifikon në njoftimin e saj për shtyp se “aktualisht është në kontakt me autoritetet lokale shëndetësore” në lidhje me ndikimin që ky test pozitiv mund të ketë në pjesën tjetër të tubimit.

Shaqiri ishte në grumbullim me Kombëtaren e Zvicrës përpara ndeshjeve ndërkombëtare dhe iu nënshtrua testit për koronavirus, në të cilën ai rezultoi pozitiv.

Kujtojmë se bashkëlojtari i Shaqirit te Liverpool, Sadio Mane rezultoi pozitiv me COVID-19 vetëm disa ditë më parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme