Ylli i Liverpoolit Xherdan Shaqiri e ka lavdëruar tenistin zviceran Roger Federer.
Kur u pyet se çfarë mund të mësojë nga Federer, Shaqiri tha për “Blick”: “Shumë”.
“Ju e keni parë, ai është në disponim të mirë dhe është duke fituar”, tha Shaqiri.
“Jam i lumtur për të, nuk është më i ri, por Federer ende luan në nivele të larta”, theksoi Shaqiri.