Sport

Xherdan Shaqiri kundër Klopp, merr vendimin e papritur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Duket se aventura e mesfushorit Xherdan Shaqiri te Liverpool ka ardhur në fund pas vetëm një sezoni (30 ndeshje dhe 6 gola sezonin e fundit).

Sipas mediave britanike, mesfushori nuk është aspak i kënaqur me faktin se edhe këtë sezon do të jetë në stol, siç dhe ka ndodhur në ndeshjet e fundit.

Trajneri Jurgen Klopp e ka lënë sërish në stol mesfushorin me origjinë shqiptare, por që luan për Zvicrën. Duke folur për mediat, 27-vjeçari tha: “Jam i zhgënjyer që edhe këtë sezon nuk do të luaj shumë. Madje nuk po luaj fare”.

“Asnjërit nuk i pëlqen të qëndrojë në stol. Është e qartë që unë dua më shumë minuta në dispozicion. Do të shoh situatën përreth për ndonjë zgjidhje tjetër”, u shpreh Shaqiri, që ka oferta nga Franca (Monaco) dhe Turqia (Galatasaray).

“Nuk kam asnjë ide për oferta në adresën time dhe se kush është interesuar për mua”, tha Shaqiri, i paqartë për të ardhmen e tij.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv