Sport

Xhebrailat: Nëse nuk ka rrezik nga virusi, atëherë pse të luhet pa tifozë

Izair Emini është bërë futbollisti i parë i prekur me koronavirus në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ka bërë që të ri-diskutohet lidhur me fatin e kampionatit në elitën e futbollit tonë, shkruan Gazeta OLLE.

Ndërsa, tifozët e Ballkanit, Xhebrailat në postimin e tyre të fundit kanë shënuar se nëse nuk egziston rreziku ndaj këtij virusi, atëherë pse të zhvilohen ndeshjet pa tifozë.

“Meqënse po kërkohet nga FFK dhe disa klube që të rifilloj kampionati, pasiqë sipas tyre nuk paska rrezik nga VIRUSI, atëherë pse të luhet pa tifozë?

Nëse doni që të fillojë, atëherë ne do jemi në tribinë, nuk kemi arsye që ta shikojmë nga televizionet por duhet të jemi në tribinë,gjithmonë masi që nuk paska rrezik sipas juve.

Futbolli pa tifozë nuk është futboll”, shkruan ky tifo-grup.

Postime të ngjajshme
Sport

Isa Mustafa me një analizë të gjatë, reagon fuqishëm ndaj akuzës për prodhim të lajmeve të rreme

Sport

Nëntë minuta lojë, zhbllokohet rezultati në takimin Juventus – Torino

Sport

Këto janë fjalët e Cimës së Ballkanit para derbit të së dieles

Sport

Në prag të derbit Drita – Ballkani, dy kapitenët e skuadrave tregojnë atmosferën dhe pritshmëritë