Lajme

Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i Partisë demokratike të Kosovës, është shprehur se është thirrur nga Gjykata Speciale. Në një intervistë për Abcnews, ku ka folur edhe rreth arrestimeve të liderëve të Kosovës ai thotë se Ahmet Krasniqit, nuk është përfshirë në vrasjet që kanë ndodhur në Tiranë në vitin 1998 në Tiranë, sakaq shton se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri. Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar si akuzuar apo i dyshuar.

Kujtojmë se Haliti ka qenë një prej veprimtarëve të parë të lëvizjeve që janë marrë me luftimin e regjimit serb në Kosovë dhe po ashtu njihet si një ndër figurat kryesore të UÇK-së.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit