Sport

Xhaka nuk dëshiron shitjen e yllit të Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka e pranon se largimi i Aubameyang do të ishte një humbje e madhe për skuadrën.

Sulmuesi nga Gaboni është kthyer në një lojtar tepër të rëndësishëm për Arsenalin, duke qenë se ka shënuar 61 gola në 97 ndeshje që kur iu bashkua klubit londinez në vitin 2018.

Por, 30 vjeçari është përfolur shumë për një largim të mundshëm në merkaton e verës.

Kontrata i skadon në vitin 2021, prandaj dhe Arsenali po mendon shitjen në verë që të mos e humbasë me parametra zero pas një viti.

“Nëse ndodh largimi i tij, atëherë patjetër që do të ishte një humbje e madhe për ne. Aubameyang është i rrezikshëm dhe shumë i mirë për të shënuar. Ai është gjithashtu një djalë i mirë, optimist, ndihmues dhe profesionist,” ka thënë Xhaka.

Postime të ngjajshme
Sport

Rashica te Liverpooli për vetëm 15 milionë euro

Sport

Orari i ndeshjeve në Serie A

Sport

Dy skuadra italiane pas mesfushorit shqiptar

Sport

Prishtina – Drenica, këto janë statistikat