Sport

“Xhaka, një lider i lindur. Ishte më i mirë se Salah dhe Shaqiri”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-trajneri i Basel, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë që pa në ish-skuadrën e tij, duke tejkaluar madje Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salah.

Graniti është në mesin e shumë lojtarëve të talentuar, që kanë kaluar nëpër radhët e gjigantëve zviceranë në dekadën e fundit, duke luajtur në ekipin e parë për dy sezone, para se të transferohej te Borussia Monchengladbach dhe më vonë tek Arsenali.

Shaqiri luajti si mbrojtës i majtë kundër Seydou Doumbia, i cili kishte shënuar mbi 30 gola në atë sezon. Shaqiri e neutralizoi plotësisht atë, zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme. Kësisoji, ai ishte mbresëlënës, madje edhe në ndeshjen kundër Manchester United. Lojtarët me përvojë si Patrice Evra u befasuan prej tij. Xherdani, gjithashtu, asistoi të dy golat kundër United”.

Përkundër rekordit të Shaqirit, që fitoi tituj të Ligës Zvicerane në të tria sezonet e tij te Basel, Xhaka arriti ta mahniste Vogel me lidershipin që tregonte, nga momenti i parë kur e pa: “Ishte koha kur Graniti u bë kampion bote për U-17. Ishte një ndërprerje e kampionatit për shkak të angazhimeve të kombëtareve dhe ne zhvilluam një miqësore me Basel. Graniti hyri në minutën e 70-të. Në të 75-tën ai merr topin, lëviz disa metra dhe e dërgon atë në trekëndësh, në një largësi prej 25 metrash. 
Ende e mbaj mend si u ula në autobus, pas ndeshjes, dhe po mendoja: Ju po flisni për Shaqirin? Xhaka është më i mirë. Ky ishte fillimi i dashurisë time personale për të. Edhe pse vetëm 18 vjeç, Graniti ishte tepër i qartë në veprimet dhe pikëpamjet e tij. Ai ishte një lider i lindur natyral. Gjithashtu, Momo Salah ishte mbresëlënës, por në një mënyrë tjetër”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv