Sport

Xhaka motivon bashkëlojtarët para ndeshjes së rëndësishme të Zvicrës ndaj Italisë

Granit Xhaka ka motivuar bashkëlojtarët e tij te Zvicra, para ndeshjes së rëndësishme ndaj Italisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Zeri.info.

Italia dhe Zvicra do të takohen në “Olimpico” më 12 nëntor, në ndeshjen e raundit të shtatë në Grupin C.

Të dy përfaqësueset kanë grumbulluar nga 16 pikë deri më tani, por “Azzurrët” janë lider shkaku i goldallimit më të mirë.

Para kësaj përballje, kapiteni i “Helvetikëve”, Granit Xhaka, ka motivuar bashkëlojtarët e tij përmes një video-mesazhi.

“Ju e dini çfarë duhet të bëni të premten. Tashmë kemi arritur shumë gjëra së bashku, kemi zhvilluar ndeshje të mëdha. Ne e dimë se mund t’u shkaktojmë probleme, madje edhe t’i mposhtim. Do ta keni mbështetjen tonë gjithmonë. Çdo të mirë dhe shpresoj të shihemi së shpejti” – ka thënë mes tjerash futbollisti nga Kosova.

Kujtojmë se përfaqësuesja e cila i mbyll kualifikimet në vendin e parë, siguron direkt pjesëmarrjen në Botëror, kurse përfaqësuesja e pozitës së dytë merr pjesë në “play-off”.

Pas ndeshjes mes vete, Italia më 15 nëntor luan në udhëtim te Irlanda e Veriut, kurse Zvicra e pret Bullgarinë.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme