Sport

Xhaka ka disa fjalë për Romën dhe Jose Mourinhon

Granit Xhaka është bërë objektiv i Romës për repartin e mesfushës.

Mesfushori shqiptar mund të largohet gjatë verës nga Arsenali, derisa Giallorosët janë duke insistuar për transferimin e tij.

Ka qenë trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho që ka kërkuar transferimin e Xhakës në Olimpico pasi e njeh mirë nga koha në Angli kur kanë qenë rival.

Xhaka i cili është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për Kampionatin Evropian ka folur për Blick rreth interesimit të Romës.

28-vjeçari ka thënë se e bën krenar interesimi i Romës për të, pasi tanimë ka lexuar për zërat që e lidhin me një kalim te Roma.

 

“Kam dëgjuar për interesimin, gjë që më bën krenar. Padyshim që kam lexuar zërat që qarkullojnë rreth kalimit te verdhekuqtë”, tha Xhaka.

Tutje mesfushori shqiptar foli edhe për trajnerin portugez Jose Mourinho, për të cilin ka respekt të madh.

“Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që e di si të fitosh tituj: mjafton të shikosh punën që ai ka bërë në vitet e fundit”.

“Tani për tani unë jam i përqendruar 100% tek Kombëtarja. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani, më e rëndësishme sesa Arsenali apo zërat e merkatos”.

“Unë kam edhe dy vjet kontratë në Londër dhe te Arsenali e dinë se çfarë mund të jap. Por kur të jetë koha e duhur dhe duhet të flasim për një transferim, unë do të jem i gatshëm”, përfundoi Xhaka.

Postime të ngjajshme
Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë