Sport

Xhaka i hap derën rikthimit te Monchengladbach

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se në të ardhmen do të jetë gati për rikthimin te Borussia Monchengladbach.

29-vjeçari ishte në Bundesliga për katër vite mes 2012-2016, duke zhvilluar 140 paraqitje për klubin para se të kalojë te skuadra londineze, transmeton lajmi.net.

Xhaka nënshkroi kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2024, por e ardhmja mbetet në dyshime, pasi Roma ka rikthyer interesimin.

Një rikthim te Monchengladbach gjithashtu ka arritur në mendjen e Xhakës, që nuk e ka mohuar që mund të ndodh, por pasi t’i skadojë kontrata.

“Asnjëherë nuk kalova nga Borussia te Arsenal për para. Ishte ëndrra ime të luajë në Angli”.

“Kam vazhduar kontratën, që kam edhe dy vite e gjysmë. Pastaj do jem 32 vjeç dhe nëse Max Eberl (drejtori sportiv i Monchengladbach) dëshiron të më rikthejë atëherë, dera ime është e hapur”, deklaroi ai për Mit Geredet Pocast.

Shqiptari është duke u shëruar nga një lëndim seriozë në gju dhe që prej kalimit te Arsenal ka zhvilluar 225 paraqitje duke shënuar 13 herë dhe asistuar 20 herë.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme