Sport

Xhaka befason me këtë deklaratë

Granit Xhaka do të vazhdojë me kënaqësi të bëjë mbrojtësin e majtë, pasi po mbulon në këtë rol Kieran Tierney e dëmtuar. Mesfushor luftarak shqiptar po operon jashtë një zone komode profesionale për momentin, por është parë si zgjidhja më e mirë emergjente nga trajneri Mikel Arteta.

Xhaka ia ka dalë në mënyrë të admirueshme si mbrojtës, duke larguar çdo “dhimbje koke” të padëshiruar te “Topçinjtë”, si në ndeshjet brenda, ashtu edhe jashtë. Tashmë sytë janë nga një trofe i madh, pas rezervimit të vendit në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, kundër Villarreal.

Pasi bëri mbrojtësin e majtë përsëri në fitoren mahnitëse 4-0 ndaj Slavia Prague, Xhaka i tha faqes zyrtare të klubit: “Nëse fitojmë Ligën e Europës kështu, nuk më intereson se në cilin pozicion luaj! Nëse duhet ta ndihmoj ekipin në mbrojtje, do ta bëj me përkushtim të plotë.

Unë jam lloji i lojtarit që bëj gjithçka për ekipin.

Sigurisht, të gjithë e dinë që nuk është pozicioni im natyral, por ia dal me shokët e skuadrës. Ata më ndihmojnë dhe më udhëzojnë, para dhe prapa. Jam shumë i lumtur që e ndihmoj skuadrën edhe në këtë pozicion.

Mundohem më së miri dhe në dy ndeshjet e fundit kam bërë paraqitje pzotive”..

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës