Sport

Xhaka asiston por Zvicra mposhtet nga Kroacia

Shqiptarët Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi me Kombëtaren e Zvicrës pësuan humbje me rezultat 2:1 nga nënkampioni i botës, Kroacia, në takimin miqësorë që u luajt në stadiumin “Kybunpark “ në St. Gallen.Xhaka dhe Mehmedi treguan lojë të mirë, por nuk ia dolën në këtë miqësore.

Në minutën e 31-të, Xhaka jashtë 16-shit, harkoi për bukuri dhe Gavranoviq godet me kokë nga rreth 11-12 metra duke e fërguar topin në këndin e djathtë të portës së portierit Livakoviq.Futbollisti Brekalo në minutën e 42-të dhe Pashaliq në atë 67-tën shënuan për fitoren e Kroacisë.

Xhaka dhe Mehmedi u zëvendësuan në minutën e 46-të. Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ka testuar formën e lojtarëve para sfidave të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça '89 - Ballkani: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Sport

Ka gol në ndeshjen, Trepça '89 - Ballkani

Sport

Prishtina - Gjilani: Mbyllet pjesa e parë e përballjes

Sport

LIVE LIGA E PARË