Sport

Xavi e nis aventurën me fitore te Barcelona

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin lokal ndaj Espanyolit të vlefshëm për javën e 14-të në La Liga, duke e nisur kështu me fitore epokën e trajnerit të ri, Xavi Hernandez.

Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve në katër ndeshjet e fundit, Barcelona i është rikthyer fitores në kampionat dhe këtë pikërisht në debutimin e trajnerit të ri, Xavi, i cili u konfirmuar para disa ditësh si pasues i përhershëm i Ronald Koemanit të shkarkuar javë më parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Blaugranëve, të cilët krijuar shumë raste.

Por, edhe përkundër rasteve të mira, si goditjet e Sergio Busquets dhe Memphis Depay, shifrat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin dhe shpejt arriti të zhbllokoj rezultatin për t’ia lehtësuar vetes punën drejt fitores.

Pas vetëm tre minutave lojë në skenë doli Memphis Depay, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

Barcelona gjeti golin edhe në minutën e 65-të me anë të Frenkie De Jong, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur ta gjejnë cakun dhe në fund Barcelona iu gëzua fitores me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Espanyoli në vendin e 11-të me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranat luajnë në udhëtim te Villarreali, ndërsa Espanyoli e pret Real Sociedadin.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *