Sport

West Ham fiton në dramën e pesë golave ndaj Liverpoolit

West Hami e ka mposhtur 3:2 Liverpoolin në një ndeshje zbavitëse të dielën, duke ia shkaktuar disfatën e parë këtë sezon në Premierligë skuadrës së Jurgen Kloppit dhe duke e kaluar atë në vendin e tretë në tabelë.

Pablo Fornals dhe Kurt Zouma, të ndihmuar nga një autogol i Alissonit, ia siguruar skuadrës së David Moyes tri pikët në Stadiumin Olimpik në Londrën lindore, pasi golat nga Trent Alexander-Arnold dhe Divock Origi s’iu mjaftuan të kuqve.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e West Hamit në ligë dhe e dërgon atë në vendin e tretë në tabelën e Premierligës me 23 pikë, aq sa ka Manchester City, një më shumë se Liverpooli dhe tri më pak se lideri, Chelsea.

Kjo ishte humbja e parë e Liverpoolit pas shtatë muajve dhe 25 ndeshjeve.

Related posts
Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Sport

ARMANDO BROJA i pandalshëm: Sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur në Premierligë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *