Sport

Werderi zbulon me çfarë çmimi do ta shiste Rashicën

Vlera e kartonit të yllit kosovar ka rënë përgjysmë si rezultat i formës së tij të zbehtë. Para dy vjetësh, ai vlerësohej nga klubi gjerman deri në 30 milionë euro

Milot Rashica dikur ishte bërë dëshirë e shumë klubeve evropiane, si rezultat i shkëlqimit në fanellën e Werder Bremenit.

Mirëpo, rënia e formës në dy sezonet e fundit ka bërë që për yllin kosovar të flitet pak.

Madje, edhe atëherë kur flitet për të, kryesisht bëhet fjalë për kritika të paraqitjeve të tij.

Werder Bremeni para dy vjetësh i kërkonte deri në 30 milionë euro për 24 vjeçarin.

E tash, klubi gjerman do të ishte i kënaqur nëse do të mund ta shiste vushtrriasin për 15 milionë euro.

Pra, vlera e Rashicës ka rënë përgjysmë, për dallim nga ajo kohë, shkruan Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses e gjeti më në fund golin fundjavën që shkoi pasi realizoi nga penalltia ndaj Leipzigut në humbjen 1:4.

Ai nuk kishte realizuar që nga qershori i vitit 2020, kur kishte shënuar ndaj Kolnit.

Tash, Werderi do të mundohet ta gjejë një klub adekuat për Milotin që t’ia shesë gjatë verës.

Në të kaluarën, interesim për përfaqësuesin kosovar kishin shfaqur Leipzigu, Bayer Leverkuseni dhe Hertha Berlini në Gjermani dhe Aston Villa në Angli.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga këta klube do t’ia mësyjë sërish futbollistit të krahut në afatin kalimtar të verës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s