Sport

Werderi tregon sa gjatë do të mungojë Rashica

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Milot Rashica është futbollisti më në formë me origjinë shqiptare. Sulmuesi u detyrua të ndalej, pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Fortuna Dusseldorf. 23-vjeçari la fushën e lojës, pasi dhuroi një asist. 

Klubi i Werder Bremen-it ka bërë me dije se dëmtimi muskulor i shqiptarit nuk është aq i lehtë dhe “Raketa” do të mungojë për disa javë. Një mungesë e tillë ka shqetësuar jo pak gjermanët duke qenë se lojtari ishte kthyer në lider. 

Mungesa e Rashicës nuk prek vetëm klubin e tij, por dhe Kosovën. Ai nuk do të jetë gati për ndeshjet e shtatorit që Kosova do të luajë kundër Çekisë dhe Anglisë. Mungesë shumë e rëndësishme për trajnerin Bernard Challandes. 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv