Sport

Werder Bremen mposhtet përsëri por Rashica më i miri në fushë, ja me çfarë note u vlerësua

Werder Bremeni po vazhdon me formë të dobët në Bundesligë.

Ajo sot ka pësuar humbjen e shtatë me radhë dhe tani rrezikon edhe rënien nga liga elitare gjermane, shkruan Gazeta Olle.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, Werder Bremeni pësoi humbje në udhëtim te Union Berlini me rezultat 3:1.

Milot Rashica ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen, madje u vlerësua me notën më të lartë në skuadrën e tij.

Sajti i njohur ‘Sofascore’ e ka vlerësuar kosovarin me notën 7.2.

Union Berlin tani ka 46 pikë dhe renditet i shtati, kurse Werder Bremeni mbetet me 30 pikë në pozitën e 14-të.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës